Categories Lajme

I shkruan gruas nga burgu i luftës në Berlin, letra arrin në destinacion 80 vjet më vonë

Një letër e shkruar dhe e dërguar 80 vjet më parë nga Berlini, ka mbërritur në destinacion vetëm pak ditë më parë. Është një letër e ushtarit Pasquale Aloisio, me origjinë nga Mottola (Taranto) në Itali, i cili ishte kapur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i mbajtur në një kamp burgu afër Berlinit. Ushtari kishte shkruar disa rreshta për gruan e tij të dashur, të cilën donte ta qetësonte për gjendjen e tij.

“E dashur Maria shëndeti im është i mirë, ndaj mos u shqetëso për mua” janë fjalët e tij.

Kryebashkiaku i Mottola-s Giampiero Barulli tregon historinë në Facebook, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe imazhin e letrës, gjurmët e së cilës kishin humbur në shekullin e kaluar. Janë disa rreshta, të shkruara me zemër nga ushtari larg shtëpisë.

“Është viti 1943. Ka luftë dhe të gjithë djemtë janë në front për të luftuar. Midis tyre është Pasquale, një ushtar nga Mottole. Ai është në një kamp burgu afër Berlinit dhe i shkruan një letër, gruas së tij Maria, duke e qetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, por letra nuk mbërrin në destinacion”, shkruan kryebashkiaku.

“Pasquale kthehet i padëmtuar nga lufta dhe jeton i qetë me gruan e tij duke rritur tre fëmijë. Kalojnë 80 vjet dhe në mënyrë të pabesueshme, disa ditë ajo letër mbërrin në Bashki, dërguar nga një zotëri nga Firence”, vijon kryebashkiaku Barrulli .

Ajo kartolinë, e cila tregon një dashuri të madhe të penguar nga konflikti, iu dorëzua menjëherë vajzës së ushtarit Pasquale.

Letra u dërgua nga një prej kampeve gjermane të burgut Kriegsgefangenenlager dhe mban datën e 21 nëntorit 1943, ndërsa pulla ka datën 26 nëntor të po këtij viti

Ushtarët e internuar në kampet e paraburgimit në atë kohë u detyruan të dërgonin kartolina për t’i njoftuar se ishin shëndoshë e mirë, edhe pse vuanin vështirësitë e robërisë. Pasquale, falë ndërhyrjes së forcave aleate, arriti të kthehet në Mottola dhe të përqafojë sërish gruan e tij Maria. Ajo kartolinë e harruar, e cila nuk e ka humbur çiltërsinë e saj, është rishfaqur papritur nga e kaluara. Një histori prekëse që shumë qytetarë, duke komentuar postimin e kryebashkiakut, e cilësuan “thjesht emocionuese”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME