Preng Gjini, objektivi i shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Burime thonë se, I plagosuri I është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dyshohet se ka humbur edhe gjymtyrët.
Dëmtimet janë të rënda, ndërsa forca policore kanë rrethuar Spitalin e Traumës. Më herët, drejtori I Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi konfirmoi se bëhet fjalë për një atentat që vjen në sagën e përplasjeve të familjeve Gjini-Reci.