Categories Lajme, Politike

Shpresa e PD-së, Sali Berisha/ Bamir Topi: Mbetem pa fjalë para këtij fakti!

Ish presidenti, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjet në Partinë Demokratike dhe faktin se tashmë, shpresë e vetme e kësaj partie ka mbetur Sali Berisha, 30 vjet pas vendosjes së pluralizmit.

“Shoh që ka një inflacion të jashtëzakonshëm të kësaj teme në cdo emision. Është katastrofike, sepse unë sot, nuk mendoj kurrë që çështja është tek një sigël. Përgjithësisht në demokraci, individi vendoset në funksion të një kauze. Këtu në mënyrë shumë graduale, kronike dhe kemi konstatuar që kjo ka ndodhur edhe para syve tanë, vit pas viti. Sot kemi një betejë midis dy profileve, midis dy individëve, të cilët nuk mendojnë përtej fatit të tyre. Tek ata nuk ekziston asnjë kontratë morale, politike. As mund të mendojnë se janë nominuar për të bërë atë që i mungon Shqipërisë, opozita.

Nëse Berisha ka realizuar një kontratë me demokratët në përgjithësi, Lulzim Basha ka realizuar një kontratë me Sali Berishën ndër vite.

Ajo që konstatoj, se të gjithë ata që kanë menduar ndryshe, janë në dëshpërim të thellë.

Mbetem pa fjalë para këtij fati, që shpresa ka mbetur te Berisha. Jo se ata kanë besim tek Berisha. Ata e dinë se e ardhmja politike e PD-së, apo të djathtës, nuk është Berisha. Ata po luajnë me klimën e negativizmit që ndodh tek njeriu në mënyrë reflektikve. Janë njerëz që së paku janë mashtruar një herë nga Basha, shohin profilin e një njeriu mashtrues, që në mënyrë publike, ka demonstruar mungesë totale të sinqeritetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME