Categories Lajme

Athinë, Grabitën shtëpi dhe biznese tre të arrestuar në Greqi, mes tyre një shqiptar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë greke mes tyre një shqiptar si pjesëtarë të një bande që grabisnin shtëpi, biznese dhe makina në kryeqytetin grek.

Mediat  vendase bëjnë me dijes e shqiptari në bashkëpunim me dy pakistanezë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, rezultojnë se kanë kryer 19 vjedhje.

Autoritetet, përveç këtyre tre personave, kanë identifikuar edhe gjashtë anëtarë të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar. Është ngritur rast pas rasti për veprat penale të formimit të bandës që kryen vjedhje në mënyrë profesionale dhe normale me qëllim përfitimi financiar, pranim të produkteve të veprës penale dhe mosbindje.

Ndër të tjera raportohet se grupi i grabitësve me anëtarë të ndryshëm ka zhvilluar një sërë vjedhjesh kryesisht në shtëpi, dyqane, parkingje dhe makina. Grabitësit merrnin para, pajisje elektronike, sende me vlerë dhe çdo gjë tjetër që mund të shitej me një çmim të mirë.

Zonat ku shkonin zakonisht ishin Kallithea, Akropoli, Paleo Faliro, Nea Smyrni dhe Agios Dimitrios. Në kuadër të këtij operacioni jaë sekuestruar tre telefonat celularë, një kuletë, dy kartat e kreditit, dy biçikleta, një TV dhe një sasi të holla prej EUR 200.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME