Categories Lajme

Shqipëri/ 444 raste të reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë katër humbje jete dhe 444 qytetarë të infektuar me Covid-19. Vlen për t’u theksuar që ka një rënie të shifrave në raport me ditët e fundit.

Aktualisht janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

NJOFTIMI COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2680 testime, 444 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 315 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë, në këto bashki:
213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.

Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME