Categories Lajme

Shqipëri-Kosovë, së shpejti realitet bashkimi i shërbimeve doganore e policore

Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara sipas standardeve europiane.

Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji është financim i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian dhe i paraprin pikës së përbashkët kufitare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama vizitoi ndërtesën e rikonstruktuar, funksionimi i së cilës ka përshpejtuar proceset, duke bërë që lëvizja e njerëzve dhe e mallrave në këtë pikë të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë.

Kryeministri vlerësoi finalizimin e përpjekjeve për pikën e përbashkët doganore, e cila do të jetë me përfitim të ndërsjellë për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me rëndësi është që, ne, pas kaq shumë kohësh po finalizojmë këtë pikë të përbashkët, që të mos ketë më dy palë kontrolle, dy palë polici etj., por të jetë një pikë me kontroll të shpejtë, të unifikuar të dy përfaqësive doganore dhe policore të dy shteteve dhe kufiri të fillojë të bëhet shumë fluid, shumë i lehtë për të gjithë, sepse në ato volume me miliona e miliona, është një superngarkesë që të gjitha bëhen nga dy herë dhe të gjitha llojet e kontrolleve të jenë nga të dy palët. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, para se të kemi edhe implementimin e bashkimit doganor, që mesa duket jemi afër tani, që na e bën fluid kufirin këtu”, – u shpreh Kryeministri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se me përfundimin e projektit, për të cilin do të vijojë puna edhe vitin e ardhshëm, do të mundësohet një nga pikat më të mira, qoftë në aspektin kufitar të policisë, qoftë në aspektin e tregtisë.

“Ky është investim i IPA-s në godinë dhe i paraprin pikës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, qoftë për pjesën e Policisë, qoftë doganës që ne besojmë do ta materializojmë në dy-tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë që, me doganën fillojmë në 2019 gjithë investimin për zgjerimin e parkimit. Parkimi sot është shumë i vogël dhe ka krijuar handikap serioz logjistik. Në 2019 do ta heqim atë problematikë dhe besoj kjo do të jetë një nga pikat më të mirat kufitare”, – tha Ahmetaj.

Operimi në një Pikë të Përbashkët do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme, që do të thotë, me thjesht një ndalesë, një kontroll.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi mënyrën e funksionimit të pikës së përbashkët.

“Godina do të jetë e përbashkët. Këtu do të vendosen Policia kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës dhe nga ana tjetër kemi doganat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Besoj kjo do të ndihmojë edhe faktin që ne po përgatisim pikën e përbashkët kufitare dhe do të ketë kontrolle të përbashkëta, patrullime të përbashkëta. Në fakt një eksperiencë të mirë e kemi. Vetëm gjatë 9-mujorit të parë janë bërë 50 patrullime të përbashkëta me policinë kufitare të Kosovës”, – tha Voda.

Sipas saj “kjo është një pikë që ka shumë fluks”. “Nga janari deri në shtator janë përpunuar hyrje dhe dalje të 4 milionë e gjysëm shtetasve dhe automjete 1 milion e 470 mijë. Unë besoj që me këtë investim shumë të mirë të financuar nga delegacioni i BE-së, por edhe me planin që kemi për të bërë një pikë të përbashkët, pra, ONE STOP SHOP i hyrje-daljeve, do të lehtësojë shumë”, – tha Voda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME