Categories Lajme

Shqipëria për herë të parë në podiumin e Organizatës Botërore të Turizmi

Ministri Klosi, në postin e zv Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme për Europën, drejton panele të rëndësishme për cështje, si: Heqja e vizave, turizmi i aventurës dhe zhvillimi i industrisë së turizmit sipas tendencave të tregut

Shqipëria prezanton ofertën e saj turistike në sesionin e 23-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), në Shën Petersburg, mes 148 shteteve anëtare nga gjithë bota, ku ministri Klosi merr pjesë për herë të parë edhe si zv president i Asamblesë.

Shqipëria ngjitet për herë të parë në podiumin drejtues të  Organizatës Botërore të Turizmit. Mbledhur në Shën Petersburg të Rusisë, Asambleja që po zhvillon punimet në ditën e saj të dytë, ka konfirmuar në postin e zevëndëvendës Presindetit të Asamblesë së Përgjithshme për Europën, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Kjo është hera e parë që Shqipëria mban një pozicion të tillë që prej anëtarësimit të saj në OBT, në vitin 1993.

Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës ku po diskutohen çështjet më të rëndësishme të industrisë turistike, si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional, si binome të pandara, si edhe tendencat e reja në zhvillimin e kësaj industrie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME