Categories Lajme

Shqipëria sot në Zi Kombëtare! Flamujt në gjysmë shtizë, në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Kjo e hënë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri.

Sot, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet të qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet.

Kur njoftoi vendimin e qeverisë për ta shpallur këtë 13 shkurt Zi Kombëtare, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të solidarizohen “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”.

Mbi 34 mijë viktima janë konfirmuar deri më tani në Turqi dhe Siri. Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues.

Ndërsa shpresat zbehen për të gjetur njerëz të gjallë, mbrëmjen e kaluar, dy organizata gjermane pezulluan operacionet e kërkim shpëtimit sikurse edhe një ekip i ushtrisë austriake, për arsye sigurie të personelit të tyre, në luftimet e nxitura nga kurdët dhe rebelët sirianë.

Por, mrekullitë vijojnë të mbajnë gjallë shpresat e njerëzve. Mbrëmjen e të shtunës paçka se kishin kaluar 133 orë nga tërmeti mediat në Turqi transmetuan nxjerrjen nga rrënojat të një familje në Kahramanmaras.

Ndërsa një fëmijë i cilësuar si heroi ditës është gjetur i gjallë nën rrënoja pas 128 orësh. Një burrë gjithashtu pas 149 orësh u nxor nga rrënojat raportuan mediat turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME