Categories Lajme

Shqipëria sot në Zi Kombëtare! Flamujt në gjysmë shtizë, në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Kjo e hënë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri.

Sot, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet të qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet.

Kur njoftoi vendimin e qeverisë për ta shpallur këtë 13 shkurt Zi Kombëtare, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të solidarizohen “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”.

Mbi 34 mijë viktima janë konfirmuar deri më tani në Turqi dhe Siri. Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues.

Ndërsa shpresat zbehen për të gjetur njerëz të gjallë, mbrëmjen e kaluar, dy organizata gjermane pezulluan operacionet e kërkim shpëtimit sikurse edhe një ekip i ushtrisë austriake, për arsye sigurie të personelit të tyre, në luftimet e nxitura nga kurdët dhe rebelët sirianë.

Por, mrekullitë vijojnë të mbajnë gjallë shpresat e njerëzve. Mbrëmjen e të shtunës paçka se kishin kaluar 133 orë nga tërmeti mediat në Turqi transmetuan nxjerrjen nga rrënojat të një familje në Kahramanmaras.

Ndërsa një fëmijë i cilësuar si heroi ditës është gjetur i gjallë nën rrënoja pas 128 orësh. Një burrë gjithashtu pas 149 orësh u nxor nga rrënojat raportuan mediat turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME