Categories Lajme

Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venezias, mediat italiane vënë alarmin

Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venezias. O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qëndrën historike të Venezias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash.

Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e sipërmarrësve venezianë e presidenti i saj Roberto Magliocco i cili shprehet se “cdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qëndrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre.”

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj. kanë cuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venecianë.

Pas muaj e muaj mbyllje të detyrurar të aktivitetit, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm duke ofruar cmime mjaft të lira. Gjaë muajve të fundit në qëndrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.

Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venezias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.

Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Fenderatës së sipërmarrësve venecianë, Roberto Magliocco thotë se “as mos mendoni se blerësit që janë oforuar për janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë.

Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, o në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt qshtë që mbi këtë turbullësirë po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar.”

Në verifikimet e bëra nga RTV Ora , numri i shqiptarëve që jetojnë në komunën e Venezias, nuk është aq i lartë sa në territoret e tjera italiane.

Në Venezia jetojnë rreth 1450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 % të shifrës totale të emigranëve në këtë qytet.

Ndërsa sipërmarës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë. E komuna  San Donà di Piave ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë në territorin venecianë.

Kryesisht shqiptarë kanë biznese në sektorine  ndëritmit dhe pse vitet e fundit ishte shtuar investimi i tyre në menaxhimin o blerjen e restoranteve. / Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME