Categories Lajme

Shqiptari bëhet “hero” në Austri, i shpëton jetën një 14-vjeçari

Shqiptari Muharrem Behrami nga Podujeva është bërë hero në qyteton e Linz në Austri, aty ku jeton dhe punon prej vitesh.

Një 14-vjeçar kishte mbetur i bllokuar brenda një oxhaku dhe ka qenë pikërisht Muharremi nga Podujeva që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij. Më pas në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikësit me policinë dhe së bashku të tre palët kanë shpëtuar adoleshentin.

Muharremi ka dëgjuar fillimisht ulërimat e 14-vjeçarit që kërkonte ndihmë dhe pasi ka hyrë vetë ta ndihmojë ka njoftuar edhe autoritet për ndihmë.

Kjo ngjarje ka bërë bujë në mediat austriake:

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Shqiptari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat me në fund të lokalizoheshin.
Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i tij nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm.
Pas ndërhyrjes, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME