Categories Lajme

Shqiptari i dhunuar brutalisht në burgun famëkeq grek, Policët i kanë ushtruar presion gruas, detaje

Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik.

4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë. Në një komunikim “live” me emisionin ‘Pa Gjurmë’ në ‘Report Tv’, Zefi thotë se ka frikë për jetën e tij pasi policët e kanë dhunuar prej muajsh.

Zefi tregon se vëllai i një prej policëve i ka ushtruar presion bashkëshortes së tij greke.

Pjesë nga intervista:

Saimir Zefi: Përshëndetje!

Odeta Dume: Si je me shëndet?

Saimir Zefi: Jam pak më mirë kohët e fundit

Odeta Dume: Jemi tronditur të gjithë kur mësuam nga mediat greke që je dhunuar në mënyrë barbare, thjesht pse ke kërkuar të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë

Saimir Zefi: Po, ashtu është e vërteta. Kishim një gjyq më datë 02.03.2023. Burgu i Koridhalo më çoi në Kavallë për gjyqin edhe nga burgu u bë transferta normale, kurse në Kavallë më çuan në datë 3, një ditë pas gjyqit…

Odeta Dume: Saimir shikoj që ke probleme të pjesa e qafës, kaq shumë të paskan dhunuar?!

Saimir Zefi: Kam me qafën shumë problem, por kam dhe dorën dhe këmbën akoma, se jam keq, se i kam pasur prangat shumë të shtrënguar

Odeta Dume: Si nisi dhuna nga këta policët grekë të cilët të dhunuan edhe para nënës dhe babait?

Saimir Zefi: Ky gjest nisi vjet në nëntor, se u zura me një polic në Kavallë, nisi si punë hakmarrje nga njeri-tjetri. Sivjet vazhdoi historia sërish, kur shkova në Kavallë. U bë çfarë u bë, kaloi. Kam javën tjetër gjyq atje në Kavallë dhe kam frikë shumë aty për jetën, për punën e familjes, kam nusen greke. Vëllai i atij policit i ka bërë presion nuses sime dhe gjërat janë shumë keq. Po mos të ishte drejtoresha e burgut do isha i vdekur sot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME