Categories Lajme

“Do të thyej hundën…mos shkruaj më për lekët”, lihet në burg ish-inspektori i ATP-së që bënte pazare me kompensimin e pronarëve

Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion do vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Edhe pse në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kapetani mohoi akuzat, SPAK nguli këmbë se ka prova se i akuzuar është përfshirë në 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish-pronarëve, duke iu marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin.

Në dosjen hetimore të siguruar nga “OraNews” janë edhe përgjimet telefonike, shfaqet Kapetani komunikon më një qytetar me tone të ashpra, duke e kërcënuar dhe i kërkuar që të mos komunikojë me asnjë për paratë.

“Po shkrove kështu nëpër mesazhe jo lekët, jo stërlekët, do të të thyej celularin edhe hundën, dakort? Kaq po të them edhe një herë … Të kam porositur njëqind herë, mos komuniko fare, as lekë as … Do të të takoj unë ty sot, mirë? Edhe të shohësh ti estradë pastaj, hajt mirupafshim…,”-dëgjohet teksa thotë Ilir Kapetani.

Sipas dosjes hetimore, teksa qytetarët ishin në pritje të marrjes së pronës së tyre kuptuam se ishin mashtruar nga ish-inspektori Ilir Kapetani ndaj i shkruanin dhe e telefononin me qëllim kthimin e shumave që kishin dhënë.

Pagesat ndaj tij varionin nga 150 mijë deri në 3 milion lekë. Në gjyq dolën dhe 8 persona të tjerë, qytetarë të cilët kishin kontaktuar me Kapetanin për çështje të pronave, nga të cilët 6 prej tyre u lanë në “arrest shtëpie”, ndërsa 2 të tjerë me “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME