Një 40-vjeçar shqiptar e siguron jetesën duke luajtur poker, por nuk mund të marrë shtetësinë italiane edhe pse jeton në Itali prej 20 vjetësh, Kjo ka ndodbhur në Trento të Italisë, ku një 40 vjeçar shqiptar nuk arrin t’i marrë letrat pavarësisht se jeton rregullisht.
Historia është bërë e ditur nga e përditshmja lokale “L’Adige” dhe sipas burimeve shqiptari ka fituar që nga viti 2014 mbi 110 mijë euro. Më hollësisht, ai ka fituar 28 mijë euro më 2014, 15 mijë më 2015, 21 mijë më 2016, 20 mijë më 2017, 21 mijë më 2018, 17 mijë më 2019.
Problemi qëndron në mungesën e njohjes së profesionit të tij në Itali. Në SHBA, për shembull, lojtar pokeri njihet si profesion. Duhet thënë edhe që lojtari i paguan rregullisht taksat, por kur ka bërë kërkesën për shtetësi italiane i është refuzuar sepse nuk ka një punë në një profesion të njohur nga shteti italian për të mbajtur familjen.