Categories Lajme

Rakacolli: Urbanet janë problem personal i qytetarëve, të zgjohen më herët

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar sërish deklaratën e saj në lidhje me mbipopullimin e urbanëve në vendin tonë ndërkohë që jemi në kohë pandemie, dhe mungesën e kontrollit për linjat e transportit publik.

Rakacolli se përdorimi i urbanëve është një problem personal. Sipas saj, njerëzit duhet të zgjedhin orarin e përshtatshëm për të hipur në autobusë, dhe mundësisht të zgjohen një orë më parë në mëngjes në mënyrë që të shmangin oraret e pikut të lëvizjes.

Por ajo që harron numri 2 i shëndetësisë është fakti se shumë nëna duhet të lënë fëmijët në çerdhe dhe në kopshte në një orar të caktuar dhe më pas të nisen drejt punës së tyre, apo mund të kenë shumë angazhime të tjera, saqë ta kenë të pamundur që axhendën e tyre ta vendosin sipas orarit të urbaneve.

Pyetje: Distancimi fizik është i pamundur teksa ne shohim që urbanët janë plot dhe njerëzit padiskutim që duhet t’i përdorin urbanët në kryeqytet apo kudo për të kryer nevojat e tyre, qoftë familjare, qoftë ekonomike, qoftë të punës. Pra nuk e shmang dot sepse edhe vetë autoritetet apo përfaqësuesit e urbanëve nuk  respektojnë masat. Si do duhet të veprojmë?

Rakacolli: Po të respektojnë masat nuk ndodhin. Është e vërtetë ajo që thatë ju, domethënë transporti publik përdoret gjerësisht për nevojat. Normalisht pandemia na ka ndryshuar nivelin e normalitetit të jetës. Nëse unë përdor transportin publik më ka vënë mua përpara edhe zgjidhjen e problemit .

Nëse unë më përpara po të shikoja një autobus plot, nëse do gjeja vend do futesha, tashmë duhet ta shikoj me një sy tjetër. Nuk duhet të hip në autobus, pra zgjedhja në radhë të parë është e imja, po mua kjo do më kondicionojë mungesën në punë sepse janë distanca të largëta. Atëherë do më duhet që të çohem më herët, do marr një autobus tjetër, do t’i jap kohë vetes që unë të zgjedh pak a shumë orën më të përshtatshme për të hipur në autobus, kur mundet që unë mos të shkoj në atë orën e fluksit dhe të mundohem ta respektoj.  Ky është problem individual.

Pastaj është edhe problemi që thatë ju, drejtuesi i autobusit. Ai që drejton autobusin ka një përgjegjësi për shëndetin publik sepse edhe kur janë dhënë lejet për të filluar transportin publik ka protokolle Covid. Ata të gjithë duhet që t’i respektojnë këto protokolle dhe kur ato kapen me shkelje ato gjithmonë marrin penalitete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME