Categories Lajme

Shtëpia bëhet “shkrumb e hi” nga zjarri, familja me 4 anëtarë mbetet rrugëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke u djegur pothuajse plotësisht.

Shkak për zjarrin është bërë një sobë që ishte lënë ndezur, ndërsa familja që jetonte aty e përbërë nga 4 pjesëtarë ka mbetur në mes të 4 rrugëve.

Astrit Metua jetonte aty së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa për të siguruar të ardhura ata mblidhnin bidona. Fatmirësisht askush nuk është lënduar, ndërsa kryefamiljari i ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur duket i dëshpëruar duke thënë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

Fier/Informacion paraprak Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME