Categories Lajme

Shteti dhe bizneset shkelin hapur masat në plazhin e Velipojës dhe të Shëngjinit

Pas vëzhgimit të kryer në plazhin e Durrësit, emisioni investigativ “BOOM” ishte këtë të martë (7korrik) në Velipojë dhe Shëngjin për të parë nëse respektohen masat anticovid bazuar në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë. Manastirliu në Facebook me foto: Nuk mundemi të tolerojmë neglizhencën! Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes, ku ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë!

Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa i përket verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë rregullat! Por situata në këto plazhet paraqitet më ndryshe nga sa shfaqen në ekranet e ministres.

Me sy shihet se distancat përgjithësisht nuk respektohen në stacionet e plazhit.  Shezlongët janë afër me njeri-tjetrin. Pushuesit qëndrojnë grumbull. Në intervista për “BOOM” qytetarët shprehen se në përgjithësi nuk respektohet asnjë masë. Por a respektohen këto masa nga personeli që shërben në stacionet e plazheve?

“BOOM” regjistroi si në Velipojë ashtu edhe në Shëngjin personelin që shërben në stacionet e plazhit. Ata nuk mbajnë as maska e as doreza. Madje pranojnë se duhet t’i vendosin, por se nuk i zbatojnë këto masa.  Kur i kërkojmë protokollin, thonë se nuk e kanë. Protokolli, duhet të ishte i afishuar në stacionin përkatës.Mbajtja e maskës dhe e dorezave është kusht themelor në protokollin e firmosur nga ministritë për këtë sezon.Gazetari: Kemi frikë.Duhet të jeni me maska.Punonjësi: Po çfarë frike mor burrë? Ku ka shqiptari frikë?

Gazetari: Kanë ardhur institucionet të thonë të zbatoni këto rregulla? Punonjësi: Kanë ardhur.Mos besoni se cfarë thotë tv.U kanë dhënë lekë për t’u regjistruar të thonë se janë me korona virus. Gazetari: Ku i ke dorezat, maskën? Punonjësi: Aty te çadra i kam lënë. Por “BOOM” kemi vënë re një sërë problematikash të tjera. Tualetet publike janë jashtë çdo kushti.Në qendrën shëndetësore të Velipojës mjekja nuk mban as maskë e as dorezë. Patrullat e policisë në plazh nuk mbajnë maska e doreza. Kullat e vrojtimit janë pa vrojtues. Deti në brendësi është pa sinjalitikën e sigurisë.Dushet janë pa funksion. Nuk kanë ujë dhe as sapun e xhel dezinfektues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME