Categories Lajme

“Muaji korrik do ketë temperatura të larta”, zbulon si do të jetë moti

Meteorologia Bami tha se duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius. Meteorologia Adiola Bami nga Meteoalb, gjatë një interviste për Fax News ka folur në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë si dhe për muajin korrik. Meteorologia Bami tha se duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius.

“Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët përjashtim bëjnë vetë zonat e thella malore në verilindje dhe juglindje ku do të të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtra shiu gjatë orëve të pasdites, por edhe këto do të jenë kalimtare, pasi më vonë do të kemi përmirësim të motit orët e mbrëmjes.

Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta. Nga mesjava dhe në vijim do të kemi rritje të tyre duke kulmuar me vlera mbi 38 Gradë Celsius ditën e shtunë dhe të dielë,”- tha Bami. Bami tha se me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera të larta.

“Me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera më të larta se vlerat normale. Do të jenë episode 5-6 ditore me temperatura të larta, të shkëputur me 1-2 ditë ku do të kemi reshje shiu, dhe temperatura 33-34 gradë Celsius. Në përgjithësi i gjithë muaji korrik do të ketë mot me temperature të larta,”- tha Bami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME