Categories Lajme

Shtohen rastet me bluzat e bardha në Elbasan dhe Berat

COVID po përhapet në mënyrë të frikshme tek personeli mjekësor. Në Elbasan është infektuar pavioni ku lindin bebe. Mes të konfirmuarve pozitiv në këto 24 orë një prej tyre është dhe një e mitur. 5 raste e fundit janë 2 infermier, një mjek pediatër në maternitet dhe vajza e një infermiereje të infektuar më herë në këtë qendër spitalore e cila ka infektuar dhe vajzën e saj 4 vjeçare. Ndërsa është në muajin e 8 të shtatëzanisë.Për momentin pavioni ku punonin të infektuarit e maternitetit është mbyllur.

Ndërkaq në Berat janë konfirmuar sërish të infektuar nga radhët e personelit shëndetësor. 2 prej tyre janë laborante të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu rezultoi pozitive dhe një infermiere e qendrës shëndetësore të Urës Vajgurore.

Ndërsa e infektuara e katërt është një punonjëse masonerie. Covid-19 është shtrirë dhe në një institucion arsimor. Një pedagoge në universitetin e Gjirokastrës rezultoi pozitive ndaj virusit. Rasti i konfirmuar i pedagoges së Ekonomikut në Universitetin e Gjirokastrës ka detyruar Universitetin të mbyllë Fakultetin duke e izoluar tërësisht deri në një vërtetim të mjekëve që nuk ka raste të tjera me COVID.

Burime të “ABC News” tregojnë se pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentet e ardhur nga rrethet, pasi pak ditë më parë është mbajtur një provim në këtë fakultet. Më shumë detaje ka dhënë zv/ Rektori Jaho Cana. “Pedagogia ka qenë në një provim në datën 7 korrik. Provimi ishte provim i mbartur dhe kishte pak studentë. Të gjithë janë vetëkarantinuar”, shprehet ai.

Po në cila është gjendja shëndetësore e pedagoges?“Ajo është vetëkarantinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, tregon ai. Edhe në Shkodër është rënduar situata e të infektuarve të rinj. Vetëm në këto 24 orë janë regjistruar 11 të prekur të rinj. Të gjithë të afërm të  infektuarve të mëparshëm. Edhe në Kukës e Krujë janë konfirmuar përkatësisht 6 dhe 4 të prekur nga virusi. Ata janë vatra të vjetra pjesë e zinxhirit të rasteve të mëparshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME