Categories Lajme

Avokatja e Popullit: Trajtim jo human nga policia kundrejt…

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ndërsa prezantoi në Kuvend raportin vjetor të institucionit që drejton, tha se patur ankesa për trajtimin e të arrestuarve në rajonet e policisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha ka personat e arrestuar janë trajtuar në mënyrë jo humane e dinjitoze në organet e policisë, duke përmendur kushtet e vendeve të ndalimit, apo edhe arrestime të paligjshme. Ballanca vuri theksin edhe tek mungesa e një institucioni të posaçëm mjekësor për personat që gjykata i jep masën shtrim i detyrueshëm, duke përmendur burgun e Zaharisë në Krujë, ndërsa theksoi se mbipopullimi atje ka rënduar gjendjen e të burgosurve.

“Sa më parë ta kuptojmë e të nisim të ndryshojmë, aq më mirë do të jetë për vendin tonë. Viti që lamë pas, ishte viti i parë kur Avokati i Popullit e plotësoi nivelin drejtues me pesë komisionerë. Kjo çoi në rritjen e trajtimit të problemeve. 134 rekomandime janë pranuar dhe rreth 25% të tyre kanë gjetur zbatim të plotë dh e9% janë pranuar, por nuk janë zbatuar për shkak të mungesës financiare.

Në krye të listës së problemeve të të drejtave të njeriut është mungesa e një sistemi efektiv drejtësie, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, për këtë ne kërkojmë një zbatim sa më të shpejtë të të tërë objektivave të Reformës në Drejtësi. Kthimi i besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë duke i garantuar që do gjykohen me drejtësi. Respektimi i të drejtave të njeriut në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ka ankesa për trajtim jo human e dinjitoz në organet e policisë për shkak të kushteve të vendeve të ndalimit, apo edhe arrestime të paligjshme. Ka patur edhe dëmtime të qytetarëve për shkak të hedhjes gazit lotsjellës nëpër tubime.

Mungesa e një institucioni të posaçëm mjekësor që kanë marrë masën shtrim i detyrueshëm, ka bërë që Shqipëria të penalizohet për shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut, për shkak të mbipopullimit të frikshëm në burgun e Zaharisë të Krujës dhe gjendja e tyre është rënduar”, tha Ballanca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME