Categories Lajme

Shtriu në tokë efektivin dhe iku me vrap, Policia e Tiranës del me sqarim: 22 vjeçari është ndaluar, patrulla e pa duke pirë hashash me të vëllanë

Policia e Tiranës thotë se një nga të rinjtë që është shfaqur në një video që ka qarkulluar këtë të martë në mediat dhe rrjetet sociale, është ndaluar dhe ndaj tij ka nisur procedim në gjendje të lirë. Ndërkohë, i arrestuar është vëllai i tij, pasi kanë qenë duke pirë hashash në Unazën e Re.

“Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.   

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë”, thotë Policia e Tiranës.

 

Sqarim i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas që kundërshton me forcë një punonjës policie, ju sqarojmë se për arrestimin e shtetasit që shfaqet në video është dhënë njoftimi zyrtar për mediat, më datë 26 mars, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Rrethanat: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME