Categories Lajme

Shuhen për një ditë nga COVID-19 nënë e bir nga Rahoveci

COVID-19 është kthyer në tmerr të vërtetë javëve të fundit, duke mos kursyer askënd. Mesatarja e vdekjeve ditëve të fundit shkon mbi 20.

E kjo sëmundje, brenda një dite, i ka marr jetën edhe një nëne dhe djalit të saj nga Rahoveci. Rastin e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në Facebook, raporton Zeri.info.

“Paskan ndërruar jetë nanë e bir nga Potoqani i Poshtëm (Rahovec), Avnia një djalë punëtor shumë i zoti dhe teta Zehra nje grua e urtë e shumë e rrespektuar. Ngushëllime familjes Ahmeti. Ju bëftë shpirti dritë!”, thuhet në njoftimin e një familjari. Edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjarët.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME