Categories Lajme

Shuhet Mosko Kaliva, emër emblematik i trashëgimisë dhe vlerave më të mira qytetare vlonjate

Sot, u largua drejt përtejjetës, Mosko Kaliva, emër emblematik i trashëgimisë dhe vlerave më të mira qytetare vlonjate. Deri para pak muajsh kisha bindjen se, ai do të sfidonte pambarimisht moshën. Sot, kuptova se ligjet e natyrës nuk mund të ndryshojnë dimensionet e tyre. Xha Mosko, kishte një jetë aktive në ato ritme, sa mbetet një model i papërsëritshëm. I tillë mbeti deri në fund, energjik dhe sfidues.

Me dashuri të pafund për jetën, për njerëzit, për punën, i pasionuar pas profesioneve që i kishtë fituar në dekada. Atë nuk e trembte përtejjeta. Përkundrazi. Shpesh më thoshte me humor, “Më ka harruar Perëndia”. Ai ishte një model i pozitivizmit, i sjelljes dhe edukatës qytetare. Ishte nga ata Njerëz që krijojne vakuum me mungesën e tyre. Nga ata Njerëz që flasin edhe me heshtjen dhe prezencën e tyre.

Nga ata Nerëz që titulli i lartë “Hero i Punës….”, ishte skalitur tek ai, si pjesë e meritave të padiskutueshme të të shkuarës dhe vlerave të jashtëzakonshme të të sotmes. Sot, lotova tinëz për të…… Nga nesër do e ndjej mungesën e tij. Ashtu si unë, të gjithë komshinjtëj, të gjithë bashkëqytetarët dhe ata që e njohën, qoftë edhe së largu….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME