Categories Kulture, Lajme

Shuhet në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka! Ishte vlerësuar me titullin ‘Artist i Popullit’

Ditën e sotme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Agim Krajka. Kompozitori ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Ulis Krajka. “Shpirti yt u prehtë në paqe babi ynë i bekuar”, shkruan i biri në facebook Krajka ishte nderuar me titullin ‘Artist i popullit”, ndërsa gjatë karrierës së tij u vlerësua me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane.

Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi filloi studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja.

Në vitin 1964 kaloi pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.

Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër në prani të dy të miturve, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në…

LEXO ME SHUME