Categories Lajme

Si do të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump te Biden?

Presidenti në largim i SHBA-ve Donald Trump nuk do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden. Megjithatë mungesa e tij nuk do të ketë ndikim në atë që konsiderohet si çasti më i rëndësishëm i Ditës së Inaugurimit, dorëzimit të valixhes bërthamore, raporton CNN. Sjellim në vëmendje që valixhja përmban pajisjet që i duhen Shefit të Shtëpisë së Bardhë për të vërtetuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor. Ajo mbahet nga një ndihmës, një personel ushtarak që e shoqëron presidentin deri në sekondën e fundit para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Zakonisht, gjatë ceremonive valixhja i është dorëzuar një ushtaraku që ndodhet pranë presidentit që bën betimin, por të mërkurën ceremonia do të ndryshojë. Kjo pasi Trump pritet të largohet për në Florida para se të nisë ceremonia e inaugurimit të Biden.

Sipas gjasave, valixhja do të udhëtojë me Trump-in, çka do të thotë se do të ketë dy valixhe në dy vende të ndryshme. Ka masa për të siguruar një tranzicion pushteti pa ndërprerje nga njëri president te tjetri pavarësisht rrethanave, bën me dije Stephen Schwartz, një anëtar i moshuar në Buletinin e Shkencëtarëve Atomike.

“Ekzistojnë të paktën tre-katër valixhe identike. Një ndjek presidentin, një ndjek zv.presidentin dhe një qëndron e ruajtur, për t’iu dorëzuar pushtetarit më të lartë në evente si përurime apo fjalime në Kongres”, shprehet ai. “Më 20 janar, Biden do të marrë ose valixhen e Pence, ose ndonjë tjetër, të përgatitur nga Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë posaçërisht për të”, shton Schwartz.

Për më tepër, nga Presidenti kërkohet të mbajë me vete në çdo kohë një kartë plastike të njohur si “biskota” . Biskota përmban kode alfanumerike që përdoren për të identifikuar presidentin, i cili mban autoritetin e vetëm ligjor për të autorizuar një sulm bërthamor. Ndryshe nga ç’besohet nga një pjesë e popullsisë valixhja nuk përmban një buton ose kode që mund të lëshojnë automatikisht një armë bërthamore, por ka pajisjet dhe autorizimet që presidenti mund t’i përdorë për nisjen e një sulmi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME