Categories Lajme

Si do të jetë parashikimi i motit deri në fund të muajit nëntor, ja çfarë thonë meteorologët

Meteorologët parashikojnë që deri në fund të muajit nëntor temperaturat do të mbeten të larta, pavarësisht se jemi në prag të hyrjes në stinën e dimrit.

“Deri më tani nëntori ka shënuar vlera shumë të larta, disa ditë ka shënuar edhe 28-29 gradë. Pritet që edhe pjesa tjetër e nëntorit të shënojë vlera 25- 26 gradë maksimalja në rang territori, që në fakt është 2-3 gradë mbi normalen”, shprehet Lajda Porja, sinoptikane.

Deri në datën 20 nëntor moti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, por më pas pritet të ketë një episode vranësirash dhe shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodh në zonat jugore, dhe pjesërisht në zonat qendrore, tregojnë meteorologët.

“Mund të them që edhe pse do të kemi shira, do të jenë shumë të pakta dhe kryesisht shira të izoluar. Mbetemi në situatën e motit të vranët edhe gjatë ditës së enjte, ku shirat do të jenë kryesisht në zonat malore, kurse dita e premte dhe fundjava do të sjellë sërish kthime në territor”, shton Lajda Porja, sinoptikane.

Pra ky muaj i fundit vjeshte do të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët, si dhe metereologët shprehen se edhe dhjetori pritet të jetë i tillë, ndaj nuk është ende momenti i duhur për të nxjerrë rrobat e dimrit nga garderoba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME