Lajme

Si u fut gazetari i infiltruar mes mafias shqiptare

Gazetari spanjoll David Beriain njihet për dokumentaret më “bombë” për sa i përket mafias dhe funksionimin e saj.

Së funmdi David, ka paralajmëruar disa dokumentarë që do të zbulojnë sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin.

Por ajo që bën përshtypje është se David thotë se ka deportuar edhe në mafian shqipatre.

Sipas mediave spanjolle, mafia shqiptare do të zërë një vend të veçantë për shkak edhe të mënyrës se si udhëhiqet, e varur ende nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Gazetari gjithashtu do të tregojë se sa lehtë ndryshohet identiteti në vendin tonë dhe thekson se grupe kriminale drejtohen edhe nga adoleshentë në Shqipëri.

Pra sipas Davidit në Shqipëri mjafton të ndërrosh identitetin dhe je brenda mafias.

“Unë regjistrova për herë të parë “Clandestino” në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi, në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me datë 21 nëntor./albeu

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close