Categories Lajme

Ndahen afër 11 miliardë lekë për zhvillimin rural në Shqipëri

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, për vitin 2019, adreson një fond prej 10 miliardë e 854 milionë lekë në mbështetje të zhvillimit prioritar rural në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se krahasuar me vitin e kaluar është në të njëjtin nivel por duke marrë parasysh që dikasteri i Bujqësisë, nuk do të ketë më në kompetencë të saj përgjegjësinë e administrimit të sektorit të ujërave, (shpenzimet për administrimin e ujrave shkonin në 60 milionë lekë), rezulton se burimet financiare janë shumë herë më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2019 parashikon të ndahet në tre drejtime kryesore: shpenzime operative me vlerën 177 milionë lekë, investime të brendshme 247 milion lekë dhe investime të huaja në vlerën 3 miliardë e 92 milion lekë.

Investimet e huaja janë më të larta pasi këtu përfshihen fondet IPARD, por edhe një nga veprat më të rëndësishme të këtij viti, që është programi i mbështetur nga Banka Botërore për zonën e Lushnjes, Fierit, Divjakës por edhe në jug të vendit. Ky është një projekt ku bëhet fjalë për 23 milionë euro investime, thekson ministria e Bujqësisë. /ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME