Categories Lajme

Sigurimet në qarqet e përmbytura janë të papërfillshme

Qarqet më të ekspozuara ndaj përmbytjeve të Ultësirës Perëndimore në Shqipëri kanë një mbulim të papërfillshëm me sigurime.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për shpërndarjen gjeografike të sigurimeve tregojnë se gjatë vitit 2019 qarqet e Shkodrës, Lezhës, Fierit dhe Vlorës kishin prime totale sigurimi kundrejt fatkeqësive natyrore në vlerën e 50 milionë lekëve ose rreth 400 mijë eurove. Kjo shumë përbën vetëm 2.6% të primeve totale të shkruara bruto të sigurimit nga fatkeqësitë.

Gjithsej, në këto qarqe rezultojnë të shitura më pak se 6 mijë kontrata sigurimi, nga 46 mijë që ishte numri total i tyre për sigurimet në fjalë gjatë vitit 2019.
Gjithsej gjatë vitit 2019, në këto qarqe u paguan vetëm 14.5 milionë lekë ose rreth 115 mijë euro për dëmet e shkaktuara në pronë.

Pothuajse 94% e biznesit të sigurimit të pronës për kompanitë shqiptare është e përqendruar në qarkun e Tiranës, ndërsa jashtë kryeqytetit shifrat të papërfillshme.

Edhe këto numra modestë, në fakt, ato lidhen kryesisht me sigurime të kolateraleve të bankave dhe sigurime sporadike të bizneseve. Në zonat rurale dhe tokat bujqësore sigurimet janë pothuajse 0 dhe banorët janë të pambrojtur ndaj dëmit ekonomik.

Sigurimi vullnetar nga përmbytjet ngelet një proces pothuajse i pamundur, jo vetëm për shkak të varfërisë dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit. Një zonë me rrezik të lartë përmbytjeje do të ishte vështirë të sigurohej, edhe nëse banorët do të ishin të gatshëm ta bënin këtë. Sipas ekspertëve të tregut të sigurimeve, kompanitë nuk do ta merrnin përsipër sigurimin në zonat me rrezik të lartë ose do të mund ta bënin vetëm kundrejt primeve shumë të kushtueshme.

Zgjidhja për sigurimin nga fatkeqësitë në kushtet e Shqipërisë shihet kryesisht e lidhur me ngritjen e skemave kombëtare të sigurimit nga fatkeqësitë, ku primet mund të subvencionohen të paktën pjesërisht nga shteti. Në fund të vitit 2019, u rihodh në diskutim një projektligj i përgatitur me konsulencën e Bankës Botërore që synonte sigurimin e detyrueshëm të banesave vetëm për tërmetet.

Por, sipas burimeve nga tregu, projektligji nuk u propozua asnjëherë zyrtarisht, për shkak të lobimeve që kërkonin përfshirjen në sigurim edhe të dëmeve nga fatkeqësi të tjera natyrore. Por, një gjë e tillë do të rriste ndjeshëm primin dhe kostot për familjet, çka bëri që për momentin qeveria ta linte mënjanë projektligjin. Ekspertët mendojnë se një skemë kombëtare e detyrueshme sigurimi duhet të përfshijë vetëm tërmetet, ndërsa katastrofat e tjera, siç mund të jenë përmbytjet, mund të trajtohen me skema të veçanta, vetëm në zonat ku rreziku prej tyre është i lartë.

Pavarësisht nëse dëmet vijnë nga tërmeti apo përmbytjet, fakti ngelet se qytetarët zakonisht ngelen në mëshirën e fatit ose në rastin më të mirë të shtetit. Në horizont nuk duket të ketë një zgjidhje për t’i transferuar këto rreziqe në biznesin e sigurimeve dhe risigurimeve./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME