Categories Showbiz

Saimiri eliminon njërën nga vajzat: Nuk kemi më shumë se tërheqje fizike

Është mbyllur në natën e 9-të rrugëtimi i Arianës në romancën live të Love Story. Vendimin për ta eliminuar nga gara Saimiri tha se e kishte marrë pasi kishte vënë re se mes tyre nuk kishte tërheqje me shumë se fizike, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Ariana. Mes emocionesh, Ariana falënderoi 33-vjeçarin dhe produksionin për eksperiencën.

Doja ta falënderoja shumë për kohën, për emocionet që më ke dhënë. Ke qenë ndoshta një nga vajzat më të sinqerta këtu, por e kam parë që nuk ka një tërheqje më shumë se fizike mes nesh dhe prandaj kam marrë këtë vendim. Je vajzë e mrekullueshme dhe sigurisht që dhe ti do ta gjesh princin që dëshiron”, i tha Saimiri Arianës.

E pranoj… Shumë faleminderit, dua të falenderoj gjithë stafin këtu që mu dha mundësia dhe të gjithë njerëzit që kam njohur, do më marrë shumë malli, për të gjithë“,- tha Ariana mes emocionesh.

Një javë më parë, Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arianën në ambientet e një palestre. Dyshja biseduan shumë pak, teksa kaluan momente romantike në pishinë dhe në dush. Ndërkohë, si shpeshherë, trëndafilin e parë mbrëmjen e kësaj të hëne Saimiri ia dha Merit, teksa e cilësoi takimin që pati këtë javë me të si më të bukurin dhe më romantikun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME