Categories Lajme

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin me 15 emigrantë, pranga shoferit në Korçë

Një drejtues mjeti në Korçë ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me 15 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Midnight 16”, u arrestua shtetasi me inicialet P. G., 53 vjeç, banues në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës, 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 16”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-P. G., 53 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Pogradec”, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi P. G., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Rexton”, u gjetën 15 emigrantë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 53-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME