Categories Lajme

“S’ka për të më dalë shpirti po nuk u bashkova me fëmijët. Më mësoni ku të shkoj, ku të trokas…”

Historia tragjike e familjes Dumani nuk mbaron. Çdo ditë është një makth për dy fëmijët e mbetur në kampin Al Hol, në Siri. Eva 14-vjeçare, dhe Indritit 12-vjeç flasin me nënën e tyre në Shqipëri dhe duan të dinë kur do të kthehen. Nëna e tyre, Mide Ndregjoni, bën gati cdo ditë çantat dhe rrobat e shkollës, po ata janë larg…Ata i mori babai Shkëlzeni me vete, në Siri, ku 6 vjet më parë ai humbi jetën. Të vegjlit mbetën vetëm.

Gjyshja e tyre, Mendije Dumani shkoi në Siri për t’i kthyer fëmijët, por një muaj më parë humbi jeten edhe ajo në atë kamp famëkeq. Nëna e tyre lufton nga Shqipëria të sensibilizojë autoritetet. Ajo merr pjesë në protesta, shkruan letra, poston në rrjetet sociale. Kjo është një l;etër publike e saj, drejtuar të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

“Unë jam Mide Ndregjoni(Dumani)! #kthejinifemijetneshtepi Jam një nga nënat më fatkeqe të këtij vendi, pasi prej gati gjashtë vitesh jetoj në makthin e zhdukjes së dy fëmijëve të mi, Evës dhe Endrit, në burgun “Al-Hol” , në Siri. Jam gati të shkoj në fund të botës për t’i gjetur dhe të jem bashkë me ta. Nuk vazhdoj dot më të gënjej veten çdo mëngjes duke u bërë gati çantat për shkollë dhe rrobat e hekurosura… Unë po ju shkruaj si nëna e tyre , si nënë e dy fëmijëve të mitur dhe dua që të jeni krah meje në këtë betejë për t’i kthyer në shtëpi fëmijët e mi! Më thoni çfarë të bëj, ku të shkoj, ku të trokas, kë të pyes, kush të më drejtojë në rrugën drejt tyre?

Jam e dërrmuar nga ky fat tragjik, por s’ka për të më dalë shpirti derisa të bashkohem me ta, në tokë apo në qiell! Lutem ma afroni këtë ditë! Ma bëni më të lehtë dhimbjen dhe më të sigurt ëndrrën për t’u ribashkuar me dy engjëjt e mi, që po vuajnë një fat tragjik që nuk e meritojnë.

I lutem për këtë gjithkujt që mund ta bëjë si njeri, si shtetar i vendit tim, si miq të vendit tonë dhe mbi të gjitha si një detyrim njerëzor ndaj dy fëmijëve, që prej ditësh enden në terrorin e mbetjes pa prindër në një vend të huaj, jashtë kontrollit dhe shumë afër rrezikut të jetës në çdo çast. Më bëni bashkë me ta kudo që të jenë! Ju lutemi! Eva kërkon ndihmë! Më thotë kur do të kthehemi, o mami?

Çfarë bën shteti? Vetëm me shtet vijmë! “Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri? A do të na marrin apo shteti s’ka reaguar fare?”. “Ne jemi shumë mirë, ama nuk mundemi me fol përditë se nuk i kemi mundësitë me fol përditë….mos u bëni merak….mos u bëni merak ”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME