Categories Lajme

“S’kam pasur autoritet për tenderin” – Apeli lë në burg Fatos Tushen

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ra në pranga për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës.

Nuk ndryshojnë masat e sigurisë as për 7 zyrtarët e tjerë të bahkisë, përkatësisht shtetasit Flamur Peqini, Blerta Turaku, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Bektash Neza dhe Gazment Cela. Në dëshminë e dhënë para “togave të zeza”, ish-kryebashkiaku Tushe deklaroi se nuk ka pasur përgjegjësi për tenderin. Po ashtu kryebashkiaku tha se e njeh Ibrahim Lamin, por mohoi që ky i fundit të ketë lidhje me tenderin. “Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjës”, ka deklaruar Tushe.

Po ashtu ish-kryebashkiaku tha se: “S’kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me detyrën“.

Abuzimi me tenderat
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sëbashku me 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe 2 biznesmenë u arrestuan me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në një tender abuziv.

Bëhet fjalë për një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administrative Kolonjë. Tenderi për këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur. Sipas të dhënave të tenderit, i cili është mbyllur në fund të muajit gusht të vitit të shkuar, në garë kanë marrë pjesë tri kompani, përfshirë edhe kompaninë “Euro Alb SHPK”, me pronar Bujar Muratin.

Kompania e Muratit u shpall fituese e tenderit në fjalë me fondin limit të vënë në dispozicion nga qeverisja vendore e Bashkisë Lushnjë. Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, sipas SPAK, kompania “Euro Alb SHPK” arriti të fitojë tenderin e Bashkisë, i ndihmuar edhe nga zyrtarët lokalë. Kompania është themeluar në Bulqizë në vitin 2006 dhe ka një kapital prej 55 milionë lekësh të rinj, ndërsa aktiviteti i saj është në fushën e ndërtimit.

Në krye të skemës së abuzimit ishte Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnjë, si dhe zyrtarët nën varësi të tij.

Nga përgjimet, vëzhgimet në terren dhe kontrollet e transaksioneve, ka rezultuar që zyrtarët e këtij institucioni, paratë e tenderëve i kalonin në mënyrë fiktive te kompanitë private. “Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me metodat tradicionale të hetimit”, thuhet në një deklaratë të SPAK.

Përveç pronarit të kompanisë “Euro Alb SHPK”, Bujar Murati, në pranga përfundoi edhe biznesmeni Ibrahim Lami, administrator i kompanisë “Loti shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim. Kompania në fjalë, sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, e ka bazën në zonën e FushëKrujës dhe është themeluar në vitin 2003.

Sipas ekstraktit në QKR, ajo merret me ushtrimin e veprimtarisë tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë të një sërë mallrash përfshirë edhe grumbullimin e bimëve mjekësore. Ndërsa ende nuk dihen akuzat konkrete që rëndojnë mbi të. Tushe është një ndër zyrtarët më të lartë në detyrë të arrestuar deri më tani nga SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Më ka ngacmuar seksualisht”/ Pas ‘bombës’ së Egla Cenos reagon Saimir Kodra: Do të përgjigjesh në gjyq ti dhe Televizioni

Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të rëndë, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pistoletë, sharrë e maskë! Kapet hajduti serial i Tiranës

Fotoja e mëposhtme ishte e vetmja e dhënë për grabitësin e një dyqani në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh, Rikthehen reshjet e shiut

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME