Categories Lajme

Skandal në Fier/ Laboratori “Vesa”, bulmetin me fekale e nxjerr të pastër

Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier.  Ku djathin dhe gjalpin e larë me ujë të lumit Gjanica e çojnë për analiza në laboratorin ” Vesa”, ku pas analizimit produktet dalin të pastër, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshëm.

Investigimi i emisionit Fiks Fare nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit , gazetarët i drejtohen Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.

Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të Fiksit dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për e -coli që do të paktën 18 orë të dali përgjigjia, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.

Por sapo bashkëpunëtori i Fiksit dorëzon produktet dhe largohet punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt për 2 -3 orë që ta kishte për AKU-në.  Bashkëpunëtori i Fiksit rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko kimike ,për kripën dhe lagështirën e produkteve.  Sipas këtij laboratori në këto analiza ,era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.

Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët e Fiksit në lumin Gjanica. Por Fiksi kërkon nga laboratori “Vesa” të marrë përgjigjen e analiza për e-colin. Kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim.Laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit të Fiksit edhe për e-colin ku thuhet se; Produkti është shumë i pastër dhe i kosumueshëm për qytetarët.

Emisioni Fiks Fare kërkon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit nëse laboratori “Vesa” është i akredituar? Sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për laboratorin “Vesa”./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME