Categories Lajme

Skandali me sanitaren te COVID-2, hetim personelit mbi skemën, gati pyetja e mjekëve

Zbulohen detaje të reja nga hetimet në lidhje me skandalin që u zbulua pak ditë më parë te spitali “COVID-2” në Tiranë. “Abc News” mëson se Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësore të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua pak ditë më parë, ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e një pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës, por nuk i dha as bukë.

Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 58-vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën nga koronavirusi. Nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënës e denoncueses.

Gjithashtu prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses. Po ashtu prokuroria është duke administruar provat për të gjitha denoncimet e bëra publike. Organi i akuzës është duke këqyrur të telefonatat e të tre grave për të faktuar nëse kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë zhvatje. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve organi i akuzës do të nisë me marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME