Categories Lajme

Skënder Brataj uron të birin: Një ditë do të punojmë bashkë!

Në hapat e prindërve, djali i kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe mjekes psikiatre Arjana Rreli ka zgjedhur studimet në fushën e mjekësisë.

I ati Brataj me anë të një statusi në rrjetet sociale ka bërë një urim të veçantë për të birin në ditën e parë të vitit të ri akademik. Ai shprehet se mezi pret që i biri të vazhdojë karrierën profesionale, duke i kujtuar premtimin që një ditë të punojnë bashkë krah për krah njëri tjetrit.

Statusi i plotë i Skënder Bratajt

Mirë se u rikthyet në Universitete! Gjithmonë sytë drejtohen nga studentët.  Tipike është shprehja: “Studentët janë e ardhmja, ju jeni shpresa, ju jeni ndryshimi”! Kjo është e vërtetë, është e padiskutueshme që studentët janë e ardhmja, ata janë shpresa.

Por shpresa e tyre nga kush varet? E ardhmja e tyre kush është? Si ndërtohet? Kush është rrugëtimi i tyre? Kush e drejton dhe udhëzon atë?

Sigurisht që nuk ka formula magjike, sigurisht që nuk ka vetëm një rrugë. Unë mendoj se Universitet si djepi i dijes duhet të jenë udhërrëfyesi i tyre deri në marjen e një diplome dhe të një profesioni.

Unë mendoj se mënyra e të qënurit dhe të vepruarit të vetë pedagogëve është shumë vendimtare në formimin e tyre, jo vetëm profesional. Unë mendoj se raporti pedagog student duhet të ndryshohet dhe të vihet në planin e një bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi pa ndryshuar rolet, pa ndryshuar qëllimin final, atë të marjes së diplomës, të formimit profesional dhe njerëzor.

Të dashur student, ne jemi koshient të vështirësive që do të hasni në rrugëtimin tuaj. Ne jemi të vetëdijshëm për netët pa gjumë që do të kaloni. Ne jemi të vetdijshëm për vështirësitë ekonomike që do të keni(siç kemi pasur edhe ne). Ne jemi koshient për ankthin që do të keni para provimeve.

Jemi koshient për ankthin që krijon shoqëria aktuale, jemi koshient të ndikimit politik në shoqërinë shqipëtare( ashtu si në vende të tjera). Sigurisht që nuk do të mungojnë problemet familjare. Duke pasur parasysh këto vështirësi, unë mendoj se një rëndësi të veçantë ka formimi i vërtetë në çfardolloj profesioni tuajin.

Jeta studentore veç atyre vështirësive që përmenda është një periudhë që kujtohet gjithë jetën, është ajo shoqëri që mblidhet edhe pas 30 vitesh.

Është ajo pjesë e jetës që ja vlen ti përballosh të gjitha ato vështirësi. Ja vlen sepse bëhesh dikush, bëhesh ai profesionisti që ke ëndërruar, bëhesh ai që prindërit duan që ti të jesh. Ja vlen, sepse atëher ti je në gjendje të bësh ndryshimin profesional, njerëzor, familjar dhe shoqëror.

Është ai momenti ku ti duke bërë eksperiencën e profesionit mund të bëhesh burrë shteti, mund të bëhesh ai drejtues i përgatitur, të planifikosh dhe të zbatosh. Je ti që kjo shoqëri do sot më shumë se kurrë, je ti drejtuesi që ne duam në të gjitha fushat e jetës.

Sot dua të të them ty që zgjodhe mjekësinë  “Mirë se erdhe” në profesionin më human dhe më të bukur në botë. Dua të të them ty student i mjekësisë, mjek i ardhshëm, se te unë do të kesh dyert e hapura, mendjen e hapur, ndihmën e përherëshme. Do të kesh pedagogoun tënd për të mësuar të shpëtosh jetën e qytetarëve, të parandalosh invaliditetin.

Të lehtësosh dhimbjet e pacientëve, të jesh me etikë dhe deontologji. Do të jem aty në krahun tënd. Nuk ka vështirësi që nuk kalohet, nuk ka provim që nuk meret, nuk ka pengesë në moshën tënde që nuk kalohet. Viti i ri shkollor sapo trokiti në derë dhe shpresojmë që pandemia të na lejojë ta përfundojmë vitin në auditore dhe salla leksionesh.

Kjo vlen edhe për ty biri im. Ted, pas pak do të veshësh përparsen e bardhë të mjekut. Unë si çdo prind mezi pres të të shikoj në korsitë e spitalit ose aty ku ti do të vazhdosh rrugën tënde profesionale. Mos harro premtimin, që një ditë të punojmë krah njëri tjetrit. Të uroj ty dhe gjithë studentëve një vit shkollor të mbarë dhe suksese në rrugëtimin tuaj në moshën më të bukur, në eksperiencën e pa përsëritshme të studimit. Dr. Skender Brataj .Pedagog i jashtëm, Fakulteti i Mjeksisë, Tiranë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME