Categories Lajme

Sot në ambjentet e shtabit elektoral të PD Vlorë, u zhvillua takimi i Bordit të Çështjeve Sociale

Sot në ambjentet e shtabit elektoral të PD Vlorë, u zhvillua takimi i Bordit të Çështjeve Sociale. Në takimin e këtij bordi, i cili drejtohet nga Dr. Ilva Lamaj, Dr. Juliana Xhindoli diskutuam për:

1- Respektimin e raportit të punësimit të personave me aftësi të kufizuar në institucionet (Zyra e punës) 2- Mungesa e sensibilizimit dhe informimit nga ana e profesionistëve mbi rëndësinë e shëndetit mendor (problematikat, shkaqet, pasojat) 3- Asistenca nga grupi ndërdisiplinor i profesionistëve tek të sëmurët terminal. 4- Mangësia e shërbimeve Social-Arsimore në institucione. Problematikat me funksionimin e NjMF, mësuesit mbështetës dhe rritja e fenomenit të bullizmit. 5- Problematikat sociale dhe shëndetësore të të moshuarve.

Ndër të tjera citova disa të dhëna nga INSTAT për rritjen e pagës për periudhën 2005 – 2019 ku: Për periudhën 2005-2013 pensioni mesatar në qytet është rritur me 8.5% në çdo vit, ndërsa për periudhën 2013-2019 është rritur vetëm 2.6% çdo vit.

Pensioni mesatar në fshat per periudhën 2005-2013 është rritur 20.6% çdo vit, ndërsa për periudhën 2013-2019 vetëm 3.8%çdo vit. Rritja e pages reale ka qënë 5.8% çdo vit per periudhën 2005-2013 dhe vetëm 1.6% çdo vit për vitet 2013-2019. Rritja e pagës nominale në sektorin shtetëror ka qënë 8.7% çdo vit për periudhën 2005-2013 dhe 3.3% çdo vit për periudhën 2013-2019 (shifrat janë kokëforta, ato flasin vetë).

Në përbërje të Bordit të Çështjeve Sociale janë edhe disa studiues të rinj me shumë perspektivë, ndërmjet tyre edhe PhD.Cand. Sashen Rexhepaj. Diskutimet e tyre në takimin e sotëm ishin shumë të dobishme për punën tonë në të ardhmen dhe një kontribut i vyer për programin e PD. Në takim u vendos organizimi i një konference modeste ku të trajtohen këto probleme dhe çështje të tjera.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME