Categories Lajme

Spanjë/ Shkatërrohet banda e drogës, 20 të arrestuar, mes tyre 14 shqiptarë

Shkatërrohet banda më e madhe e drogës në Lleida të Spanjës. Nga operacioni i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 20 persona, midis tyre 14 shqiptarë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5000 bimë marjuanë, 15 kg të thatë dhe para të gatshme.

Sipas mediave vendase, hetimi ka nisur rreth një vit më parë, dhe se midis të arrestuarve tre prej tyre janë spanjollë dhe tre të tjerët shtetas rumunë.

Ky është një nga operacionet më të mëdha kundër trafikut të drogës në vitet e fundit në Ponent.

Për realizimin e operacionit, autoriteteve iu deshën dy javë kontrolle.

Rikujtojmë se në fund të muajit janar, Policia Kombëtare arrestoi gjithsej gjashtë persona në një tjetër operacion kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës në qytetin Espluga Calba.

Në të njëjtin operacion u konfiskuan 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramëve të thatë. Shkaku i atij operacioni policor ishte një ndërprerje e energjisë disa ditë më parë që preku gjysmën e qytetit.

Dhjetorin e kaluar, Mossos shkatërroi një rrjet që kishte plantacione në Bellvís dhe Sidamon, në një operacion që më pas rezultoi në shtatë të arrestuar.

Në vitin 2021 u zhvilluan dy operacione që çuan në 56 të arrestuar shumica në Lleida.

Një prej tyre, i ashtuquajturi rasti Brida, me qendër në Balaguer, çoi në arrestimin e 18 personave dhe në konfiskimin e 10 kilogramvëe kokainë, dy heroinë dhe 200,000 euro cash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME