Categories Lajme

Studentja bie nga kati 11-të i ndërtesës, tymosi marijuanë në kampus

Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit, pas raportimeve se pati një reagim të rëndë ndaj marijuanës që tymosi. Por nëna e vajzës thotë se të tjerë kanë dorë në vdekjen e të bijës, e cila u gjet e vdekur në 12 nëntor ne landfillin e mbeturinave.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit  për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance. Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë.

Nëna e saj thotë se vajza ishte ne fakt duke vrapuar për t’i shpëtuar një sulmi apo përdhunimi të mundshëm. Francoise thotë më tej se ka folur me djalin me të cilin ishte bija e saj ditën e fundit të jetës. “Unë i thashë ‘Ti je personi i funsit që ke parë gjallë time bijë, çfarë ndodhi?’ Dhe ai u përgjigj si pa të keq, ‘Erdhi në dhomën time dhe i dhashë një tymosje’”. Shoqet e dhomës së Justine i konfirmuan Francoise se ajo kishte shkaur për të tymosur “bar” në shtëpinë e të riut, çka e habiti nënën pasi ajo nuk e dinte që vajza përdorte droga.

Francoise tha se burri i tha se Justine kishte pasur një ‘reagim të keq, prej paniku apo diçka tjetër’ dhe ai kishte tentuar ta shoqëronte në apartamentin e saj. Pak para tragjedisë Justine i kishte shkruar një mesazh shoqes së saj: “Diçka sapo ndodhi.” Vajza tragjike kishte përfunduar ne koshin e mbeturinave në fund të tubit të shkarkimti të pallatit. Trupi i saj ishte marrë në padije nga kamioni i mbeturianve dhe u gjet dy ditë më vonë në një landfill pranë kampusit universitar të Penn State. Rezultatet e autopsisë pritet të kërkojnë disa javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME