Categories Lajme

‘Meta provokoi’, Shoqata Çamëria: Akti i ambasadës greke në Tiranë, ndërhyrje diplomatike e paprecedentë

Shoqata Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” kanë reaguar, pasi mediat greke shkruan se presidenti Meta provokoi me hartat e Çamërisë. Shoqata Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shprehen se ambasada greke, me deklaratat e saj, ka ndërhyrë diplomatikisht në mënyrë të paprecedentë.

Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”: Shqiptarët në gjithë historinë që kur ajo ka filluar të shkruhet nga babai i historisë Straboni, por edhe nga autorë helen si Tukiditi, nuk ka asgjë për të fshehur apo harruar. Aq më pak shqiptarët e Çamërisë që jetonin dhe jetojnë akoma e kësaj dite në trojet e tyre kanë histori për të harruar. Ekspozita me harta kryesisht të 2-3 shekujve më parë, nga historianë francezë, gjermanë, italianë janë pjesë e historisë së Europës. Është njësoj sikur të nxjerrësh hartat e Romës, Ilirisë, Bizantit, osmanëve, etj.

Është i pa precedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve sovrane, sjellja dhe reagimi i përsësitur i ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Presidentit të Republikës. Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë. Është rasti për ti kujtuar ambasadës greke, që pse Greqia akoma nuk ka marrë ësnjë akt për heqjen e Ligjit të luftës me Shqipërinë, që nga viti 1940, një akt  ky i paprecedentë për dy vende fqinje, dy vende partnere të Natos dhe një vendi të BE-së.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, aneksimi i Çamërisë që në mars të vitit 1913, si akt i një nga padrejtësive më të mëdha historike të Shqiptarëve, që kulmoi me pastrim etnik dhe genocide, ku u shfaros 20 % e popullsisë dhe 80% e saj u dëbua me dhunë, që nuk mund të harrohen e aq më keq, krimet të parashkruhen. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje e ndryshimit të kufijve, por ajo kontraston e është e gjallë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut, te rikthimit të pronave, të varrezave njerëzore për mijëra viktima, etj. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti, rekordesh historike që buron nga Ligji nr 7839, datë 29.04.1991, të Parlamentit të Shqipërisë, që njeh 27 Qershorin e vitit 1944 si: “Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë”, si edhe Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, datë 8.04.2004, që obligon shtetin shqiptar në adresimin e zgjidhjes së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME