Categories Lajme

Mbi 500 raste të reja me covid në Shqipëri, 7 humbje jete në 24 orë

Vjojnë të jenë të larta vdekjet me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 502 raste të reja dhe 7 vdekje. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2841 testime, 502 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 611 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë. Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç, një Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (19 Nëntor 2021) Raste të reja ditore 502 Të shëruar në 24 orë 611 Të shtruar në spitale 153 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 2841 Testime totale 1,364,952 Raste pozitive 195,523 Raste të shëruara 184,247 Raste Aktive 8,247 Humbje jete 3,029 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4426 Fier 726 Gjirokastër 521 Berat 456 Shkodër 451 Durrës 450 Vlorë 339 Elbasan 350 Korçë 222 Lezhë 173 Dibër 70 Kukës 63

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME