Categories Lajme

Studim: Personat e infektuar me Omicron janë të mbrojtur nga varianti Delta

Një studim i fundit është kryer në Afrikën e Jugut. Mësohet se në studim janë përfshirë persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar që ishin të infektuar me virusin në valën Omicron, por jo me Delta. Një ekip studiuesish nga Afrika e Jugut që merren me koronavirusin, hetuan nëse pacientët e prekur me Omicron mund të krijojnë imunitet ndaj variantit Delta.

Studiuesit kanë izoluar plazmën e gjakut të 15 personave, ku 11 prej tyre u shtruan në spital për shkak të simptomave të Covid-19, por asnjëri nuk kishte nevojë për furnizim me oksigjen. Pjesëmarrësve në studim iu morën kampione menjëherë pas fillimit të simptomave dhe afërsisht 2 javë më vonë.

Dy nga 15 nuk zhvilluan antitrupa neutralizues dhe u përjashtuan nga analiza. Nga 13 pjesëmarrësit e tjerë, 7 ishin të vaksinuar (3 me dy doza Pfizer dhe 4 me Johnson dhe Johnson). Matjet treguan një rritje të antitrupave (14 herë) ndaj variantit. Pjesa më e madhe e pacientëve, kryesisht ata që ishin të vaksinuar zhvilluan potencial edhe kundër variantit Delta./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME