Categories Lajme

Studimi i ri/Frikë në botë, inkubacioni koronavirusit mund të zgjasë 24 ditë

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë por dhe jashtë saj vazhdon të rritet. Totali prej 1018 ka tejkaluar numrin e viktimave shkaktuar prej sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau 774 njerëz në të gjithë botën në mes vitet 2002-2003, ndërsa rastet e infektimit kanë tejkaluar 43 111 dhe janë përhapur edhe në katër vende të tjera duke e çuar numrin e shteteve të prekura nga koronavirusi në 27.Ndërkohë, një frikë e re vjen nga një studim i ri i kryer nga 37 studiues nga spitalet dhe shkollat e mjekësore në Kinë, të angazhuara gjithashtu edhe gjatë epidemisë së Sars.Sipas studimit, koha e inkubacionit të virusit në disa raste mund të arrijë edhe në 24 ditë, duke zgjatur kështu studimet e mëparshme që flisnin për dy javë. Përveç kësaj, studimi thotë se ethet, e konsideruara deri më tani si një nga simptomat e para, në realitet shfaqen vetëm në 43.8% të pacientëve.Studimi u krye në një kampion prej 1,099 pacientësh të infektuar me koronavirus dhe të diagnostikuar deri më 29 janar në 552 spitale në 31 rajone të Kinës.Mosha mesatare e pacientëve të studimit është 47 vjeç, 41.9% prej të cilëve janë gra dhe 26% e tyre nuk kanë qenë kurrë në Wuhan.Sipas studiuesve, periudha mesatare e inkubacionit të virusit ishte tre ditë dhe jo 5.2, siç përcaktohej më parë dhe zgjatej deri në 24 ditë në disa raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME