Categories Showbiz

Sa pagoi për të shkuar dhe pse qau për Sanremon, rrëfimi i Alketa Vejsiut pas ëndrrës

Alketa Vejsiu ka treguar se si arriti të ngjitej në skenën e Sanremos, duke realizuar ëndrrën e saj. Ajo ishte pak ditë më parë bashkë prezantuese e festivalit më të njohur italian të muzikës. E ftuar në “Opinion”, e pyetur nëse ka paguar për të qenë atje, Vejsiu e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shpjegoi se përkundrazi, është paguara nga ata.

Ajo fillimisht foli për eksperiencën.

“Personazhet italian i solla sepse e kam menduar festivalin e madh si një homolog të Sanremos. Unë jam shumë italofile dhe jam e ndikuar nga mënyra si ata bëjnë televizion dhe ishte mënyra ime e të parit të festivalit dhe më pëlqeu që fituesi i Sanremos vinte këtu, ndërsa Ermal Meta kishte fituar atje,” tha ajo.

“Edhe keni paguar, e pyeti Fevziu?

“Jo më kanë paguar. Nuk kam paguar as menaxher asgjë, më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë, menaxherët marrin komision, po unë nuk kam hyrë në këtë sistem, unë jam në momentin e promovimit. Unë Sanremone  bëra vetëm se ishte ëndrra ime”, theksoi ajo.

Ajo foli edhe për momentin kur mësoi se do të ishte prezantuese në Sanremo.

“E dija që do ngjitesha në skenë për 3 minuta dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, një sfidë profesionale shumë  e rëndësishme, e fituar. Duke ikur në Kosovë për të provuar fustanin, në facebook pashë urime, dhe hyra pashë konferencën e Amadeus, as që e kisha idenë fare. Dija që do shkoja për monologun dhe jo për të prezantuar. Ndaloj makinën dhe bëj një të qarë të ekzaltuar”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME