Categories Lajme

Takimi i deputetit Vullnet Sinaj në fshatin Treblovë

Treblova një fshat me tradita dhe një mbështetje për partinë socialiste. Takimi i deputetit Vullnet Sinaj në fshatin Treblovë është shoqëruar me besimin dhe entuziazmin që banorët e kësaj zone në datën 25 prill do ta shprehin me votën e tyre. Partia socialiste ka ditur të zgjedhë një ekip me deputetë dhe kandidatë që dinë të jenë pranë komunitetit, dinë të jenë pranë banorëve të zonës dhe i tillë është edhe Vullnet Sinaj. Ishin fjalët në hapje të takimit të kryetarit të bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj

Për mua është dyfish përgjegjësi që jam deputet në këtë zonë. Deputet që në asnjë moment nuk  kam ndarë të majtë dhe të djathtë. Dua tju falenderoj ju fillimisht se fjala juaj ka bërë që une sot të jem sërish kandidat për deputet, por kjo do të thote se kam një përgjegjësi edhe më të madhe, por natyrisht duke vijuar me punën dhe projektet që do të bëjmë. Ajo që kemi realizuar lidhet ngushtë me legalizimet, ku Treblova është një nga zonat që ka përfituar legalizimet. Këtë e kemi realizuar edhe falë  ndërhyrjes juridike të ngritur , me qëllim për të zgjidhur këtë problematikë tuajën. Fshati Treblovë është një zone me tradita dhe njerëz punëtorë. Por përse duhet të votojmë sërisht Edi Ramën. Pikërisht për vijimin e investimeve në zonë. Rruga Peshkëpi-Selenicë që nis së shpejti ,por edhe një tjetër arsye që lidhet edhe me reformën në drejtësi, cka mund ta realiojë vetëm partia socialiste ka theksuar Sinaj .

Fshati Treblovë dhe banorët e kanë vlerësuar maksimalisht punën në katër vite që lam pas të deputetit Vullnet Sinaj, por edhe duke shprehur mbështetjen e tyre maksimale se në datën 25 prill vota do të jetë sërish për partinë socialiste , Edi Ramën dhe deputetin Vullnet Sinaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME