Categories Lajme

Tare për serbin Milinkoviç-Saviç: Po të kisha vajzë, do t’ia jepja për grua

Sergej Milinkoviç-Saviç mund të quhet pa frikë një nga zbulimet e Igli Tares. Drejtuesi shqiptar i Lacios e mori atë nga radhët e Genk kur ishte një emër i panjohur, duke e kthyer në një lojtar të vlerësuar nga e gjithë bota dhe të shumëkërkuar në merkato.

Por përtej vlerësimit si lojtar, Igli Tare e vlerëson edhe si njeri mesfushorin dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për “Mozzartsport”, ku fjalët e tij ngjanin paksa me ato të thëna nga Gatuzo për Toni Lato, një nga futbollistët e Valencias. Ai kishte thënë se do të dëshironte që vajza e tij të martohej me një person si Lato.

“Ai erdhi si një djalosh dhe tani është i rritur, pas tetë viteve në klub, për ne tani është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një lojtar. Nuk ka qenë asnjëherë mendjemadh apo arrogant. Është një djalë shumë i edukuar. Dhe si lojtar është diçka tjetër… Mund të bëjë edhe më mirë”, tha fillimisht Tare duke mos shmangur një batutë.

“Nëse ndonjëherë do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për grua. A jam mjaftueshëm i qartë? Është një djalë shumë i qetë. Ka shumë respekt për mua dhe e kritikoj gjithmonë. Ndonjëherë, pas ndonjë ndeshje kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. I them gjithmonë që nuk është mirë, dhe ai tallet duke më thënë se nuk jam kurrë i kënaqur. I them gjithmonë që të hedhë pas krahëve atë që ka bërë. Në mënyrë që të shohë përpara dhe të rritet”, shpjegoi Tare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME