Categories Lajme

Po raportonte për Botërorin 2022 në Katar, gazetares i grabisin sendet personale në transmetim direkt

Një gazetare argjentinase që po raportonte për Kupën e Botës 2002 në Katar është gabitur drejtpërdrejtë në transmetim, por ajo që e habiti më shumë ishte reagimi i policisë.

Në përgatitjen e ndeshjes hapëse të Botërorit 2022, gazetarja argjentinase Dominique Metzger po drejtonte një transmetim të drejtpërdrejtë nga zona Corniche e Dohas. Gjatë transmetimit iu vodhën sende nga çanta e saj.

Më pas, ajo e raportoi grabitjen në policinë lokale dhe mbeti e habitur nga përgjigja e tyre ndaj incidentit pasi autoritetet e pyetën se çfarë dënimi do të donte që t’i vendoste palës fajtore.

“Shkova në stacionin policor dhe atëherë filluan dallimet kulturore. Policja më tha: Ne kemi kamera të teknologjisë së lartë kudo dhe do ta gjejmë atë (hajdutin) me zbulimin e fytyrës. Çfarë dëshironi që sistemi i drejtësisë të bëjë kur ta gjejmë autorin? “Çfarë drejtësie doni? Çfarë dënimi doni t’i japim? A doni që ai të dënohet me pesë vjet burg? A doni që ai të dëbohet?”, tha ajo referuar asaj që i ishtë thënë në polici.

Gazetarja u shpreh se ka mbetur e hutuar nga deklarata dhe më pas ka kërkuar sqarime të mëtejshme.

Gazetarja Metzger tha se nuk kërkoi një dënim specifik dhe u përgjigj thjesht se donte që gjërat e saj të humbura të ktheheshin.

Mbetet për t’u parë nëse gazetarja do të marrë gjërat e saj personale apo jo, por autoritetet e Katarit janë përpjekur të zvogëlojnë krimin në turne. Është raportuar se rreth 15,000 kamera janë instaluar në stadiume.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME