Categories Lajme

Tavolinat përgjysmë këtë fundvit në Berat, qytetarët: S’i përballojmë dot çmimet e larta

Krizat e njëpasnjëshme që ka kaluar vendi dhe rritja e çmimeve disa herë këtë vit, duket se do të ndikojë drejtëpërdrejtë në tavolinën e darkës së viti të ri tek qytetarët e Beratit. Ata shprehen se e kanë të pamundur që të blejnë shumë gjëra, ndaj shpenzimet këtë fundvit kanë qenë më të pakëta. Kur na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve tregjet anembanë vendit janë mbushur plotë me produkte. Por në Berat qytetarët thonë se çimet janë të papërballueshme për pothuajse të gjitha produktet.

“E vështirë sepse çmimet janë shumë të larta dhe ne i shesim shtrenjtë. S’kemi çfarë të bëjmë. Shumë të pakënaqur jemi. Çdo gjë është shtrenjtë dhe nuk i marrim dot. Të gjtiha janë shtrenjtë. Unë erdha dhe nuk mora gjë,” thonë ata. Gjeli i detit këtë vit duket se do të jetë luks për shumë famjilje ndaj disa kanë zgjedhur të mos e kenë në tryezë.

“Ku e ha dot gjelin e detit. Unë se ha dot për 100 vjet. Është 1200 lekë kg tani. A merret me 1200 lekë ai?! S’kemi, me çfarë të ardhurash,” tha ai. Edhe tretarët duket se janë më vështirësi. Ata thonë se këtë vit ka pasur blerje të pakëta që lidhen me kushtet ekonomike por edhe emigrimin.

“Kiwi me 50 lekë se merr njeri. Unë dua ta shes me 50 lekë që ai ta marrë të gjithin. Unë se shes dot. Vetëm pleqëria ka ngelur. Ato si njohin këto që ti hanë e ti blenë,” thotë një shitëse. Çmimet që janë rritur disa herë këtë vit për shkak të krizave të njëpasnjëshme kanë ndikuar gjerësisht në ekonomitë familjare të Shqipërisë dhe në tryezën e festave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME