Categories Lajme

Drejtori i komanduar i SHISH shkon në kryeministri

Drejtori i Komanduar i Shërbimit Informativ Shqiptar, Oljan Kanushi bashkë me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë mbërritur mesditën e sotme në Kryeministri ku janë takuar me Ramën. Ky takim vjen disa ditë pas largimit të Helidon Bendos nga drejtimi i SHISH.

I pyetur për këtë takim Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mohoi të kishte dijeni dhe nuk pranoi të komentonte nëse Kanushi do të jetë pasuesi i Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ. “Unë nuk kam informacion dhe nuk jam këtu për të folur çfarë ndodh në godinën e kryeministrisë sot”, tha ministri në lidhje me praninë e Kanushit në Kryeministri.

Bendo qëndroi për 4 vite në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe sipas kryeministrit Rama ai e ka dorëzuar dorëheqjen pasi po vijon studimet pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA. Kryeministri Rama njoftoi gjithashtu se Bendo do të angazhohet si këshilltar i tij për reformën në institucionet e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME