Categories Lajme

Milano, Kërcënohet dhe grabitet djali i Matteo Salvini

Djali i zëvendëskryeministrit të Italisë është grabitur dhe kërcënuar nga dy afrikano-veriorë në rrugë. 19-vjeçari Federico Salvini u kërcënua me një shishe të thyer, teksa ishte vetëm në rrugë, e më pas i është marrë telefoni. Ngjarja ndodhi të premten orës 21:00 pranë Pio Albergo Trivulzio në perëndim të Milanos. Zëvendëskryeministri njëkohësisht edhe Ministër i Infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar në lidhje me këtë sulm që i ka ndodhur djalit të tij, teksa e quan diçka normale në rrugët e Milanos.

“Atij i ndodhi ashtu siç u ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua”, tha ai. Fillimisht 19-vjeçari ka lajmëruar të atin, i cili më pas së bashku me policinë vendase kanë shkuar në vendngjarje. Policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa telefoni më pas u dorëzua nga një person tek autoritetet në prag Krishtlindjesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME